Tifozët e Trepçës sulmojnë autobusin e Sigal Prishtinës, raportohet për të lënduar

Para ndeshjes së “FinalEight” të Kupës së Kosovës mes klubit basketbollistik Peja dhe Sigal Prishtinës, ka ndodhur një incident jashtë palestrës sportive “Karagaqi” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale për Pejë Fadil Gashi, i cili tregoi që në këtë incident ka edhe persona të lënduar.

“Autobusi i Prishtinës gjersa ka qenë duke u parkuar te palestra sportive në Karagaq në Pejë është dëmtuar me mjete të forta, ku është lënduar edhe vozitësi, dhe shoferi ka marrë tretman mjekësorë, kurse është konfirmuar edhe një i lënduar i cili ka refuzuar me çdo kusht që të marrë tretmanin mjekësorë”, tha Fadil Gashi.

Po ashtu, zëdhënësi Gashi tregoi që pas rastit ende nuk ka të arrestuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Многу повеќе луѓе треба да се вакцинираат за да ги укинеме мерките, вели Сали

Story i radhës

E vërteta e lajmeve për humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të Arjolës, flet juristja nga Tropoja

Të fundit nga