Sezoni po kthehet në rrugën e duhur për Etrit Berishën.
Pas një pritjeje disa mujore, tashmë ka ardhur momenti i tij. Juriç i dha shansin dy javë më parë në Serie A dhe portieri shqiptar diti si ta rrëmbente shansin e artë me të dyja duart.
Gardiani i Torinos “fluturon” mes shtyllave dhe i bindi të gjithë me paraqitjen e tij. Pritet e bëra ndaj Interit i mohuan zikaltërve fitoren, duke rritur edhe më tepër besimin te aftësitë e Berishës.
“Toro News“ bën me dije se tifozët kanë përzgjedhur pikërisht futbollistin e Kombëtares shqiptare në sondazhin e bërë prej tyre për lojtarin e ndeshjes në sfidën ndaj Interit.
Ndërkohë duket se sfida e radhës do e gjejë sërish Berishën në portë, teksa e merr vendine titullarit për të mos e lëshuar më, duke i zënë vendin kështu Milinkoviç-Saviçit.