Tifozët e Milanit në revoltë

April 20, 2022
1 minut lexim

Goli i anuluar i Benaser ne derbin e Milanos ka tërbuar titozët e klubit kuqezi. Shumë prej tyre ende nuk e kuptojnë se pse gjyqtari mori vendimin për të mos lejuar një gol të tillë që do të rihapte sfidën me Interin dhe i jepte një shans skuadrës të tentonte kualifikimin në finalen e Kupës në minutat e mbetura të sfidës që u mbyll me shifrat 3-0 për zikaltrit.

Ndaj në rrjetet sociale ka shpërthyer një protestë e mirëfilltë, me akuza ndaj gjyqtarëve të cilët sipas tifozëve, kanë vënë në shënjestër Milanin gjatë këtij sezoni me gafa të pafalshme që atyre u duken thjesht tendencioze.

Gabimet ndaj Specias, penalltia që nuk u dha ndaj Juves, apo dy ndeshjet ndaj Udinezes, ishin ato që u përmendën në vazhdimësi nga tifozët.

“Një tjetër Calciopoli? Ja ku e keni!”, shkruante një tifoz italian në rrjetet sociale mbrëmë pas ndeshjes. Protesta në adresa të ndryshme në Tëitter bën të duket sikur gjyqtarët tani po punojnë në favor të Interit, pasi paralelisht me gabimet kundër Milanit, janë rreshtuar edhe ato që kanë ndihmuar zikaltrit.

“Tani as e mendoj më, Calciopoli 2 ka vendosur që nuk duhet të fitojmë titullin dhe kështu do të ndodhë”, shkruante një tjetër tifoz. Ndërsa një i tretë kishte bërë një kolazh me raste në favor të Interit dhe shkruante “Calciopoli 2.0, këtë vit janë me të vërtetë të papërballueshëm”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grabitet fabrika për prodhimin e marihuanës në Maqedoni

Story i radhës

Nuk kanë fund telashet për aktorin e njohur, bie sërish në prangat e policisë

Të fundit nga

Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

Miralem Pjaniç, në një prononcim të shkurtër, analizoi sezonin që është duke zhvilluar “Zonja”, por jo vetëm. “Bardhezinjtë mund të kishin bërë pak më shumë, por ata kanë një trajner të ri
ShkoLartë