Në mesditën e sotme është zhvilluar takimi mes Empolit dhe Atalantës, i mbyllur me shifrat 0-2.
Fillimisht ishte Hateboer dhe më pas Lookman që do t’i jepnin fitoren ekipit nga Bergamo. Por kjo përballje ishte edhe një derbi shqiptar.
Vërtet interesant fakti se lojtarët e Kombëtares janë aktivizuar në të njëjtën minutën, 55.
Ardian Ismajli është futur për herë të parë në fushën e lojës pas dëmtimit që pësoi me Shqipërinë në takimet e Ligës së Kombeve. Ndërkohë edhe Berat Gjimshiti po merr minutat pas dëmtimit të gjatë që kaloi së fundmi.