​Tifozët e Katarit lëshuan stadiumin që pas pjesës së parë

1 minut lexim

Mijëra ulëse bosh mund të shiheshin brenda stadiumit “Al Bayt” gjatë pjesës së dytë të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit të dielën.

Kampionati filloi me një ceremoni spektakolare para-ndeshjes, por në fushë Katari nuk arriti të emociononte tifozët vendas pasi ata ishin dy gola në disavantazh ndaj pas pjesës së parë.

Shumë tifozë u larguan gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve dhe mungesa e tyre ishte e qartë pasi hapësira të mëdha ulësesh bosh mund të shiheshin në të gjithë stadiumin, përcjellë KosovaPress.

Pjesëmarrja zyrtare u njoftua me shifrat 67,372 tifozë, por kishte shumë më pak brenda stadiumit ndërsa ndeshja vazhdonte.

Mbështetësit e Ekuadorit në njërën skaj të fushës qëndruan deri në vërshëllimën e fundit për të duartrokitur skuadrën e tyre pasi kishin siguruar një fitore 2-0 kundër mikpritësve të turneut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Opozita duhet të jetë më konstruktive

Story i radhës

Moti i keq “godet” vendin! Përroi del nga shtrati në Lezhë, evakuohet një familje…

Të fundit nga