Tifozët e Fenerbahçes të pakënaqur me lojtarin nga Kosova

Eliminimi nga Kupa dhe ngelja në luftë për titull të kampionit ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Fenerbahçes.

Rezultatet e dobëta të cilat po i regjistron Fenerbahçe kanë bërë që tifozët e gjigantit turk të “shpërthejnë” me akuza ndaj klubit të tyre.

Ndër më të kritikuarit ishte edhe futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha.

Sulmuesi i kishte disa raste të mira shënimi në ndeshjen me Kayserisporin, por nuk e ka shfrytëzuar asnjë për të shënuar gol.

Skuadra e madhe turke humbi nga Kayserispor me rezultat 1:0 në të tetën e finales së Kupës së Turqisë, nga e cila garë edhe u eliminua.

Pas ndeshjes mediat turke njoftojnë se tifozët kanë shprehur pakënaqësi në drejtim të Berishës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕО: Пунктот за бездомници е отворен 24 часа, 154 лица преноќиле за време на студените денови

Story i radhës

Kurti: Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale

Të fundit nga