Eliminimi nga Kupa dhe ngelja në luftë për titull të kampionit ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Fenerbahçes.
Rezultatet e dobëta të cilat po i regjistron Fenerbahçe kanë bërë që tifozët e gjigantit turk të “shpërthejnë” me akuza ndaj klubit të tyre.
Ndër më të kritikuarit ishte edhe futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha.
Sulmuesi i kishte disa raste të mira shënimi në ndeshjen me Kayserisporin, por nuk e ka shfrytëzuar asnjë për të shënuar gol.
Skuadra e madhe turke humbi nga Kayserispor me rezultat 1:0 në të tetën e finales së Kupës së Turqisë, nga e cila garë edhe u eliminua.
Pas ndeshjes mediat turke njoftojnë se tifozët kanë shprehur pakënaqësi në drejtim të Berishës.