Tifozët e ekipit malazez sulmuan bankën e fituesit të Kupës së Kosovës!
Llapi nuk e ka nisur si duhet aventurën e këtij edicioni në garat evropiane.
Llapjanët u mposhtën 2:0 nga Buduçnosti në ndeshjen që u zhvillua në Podgoricë, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League.
Kah fundi i ndeshjes, tifozët vendas filluan ta sulmonin bankën rezervë të Llapit.
Siç raportohet, nga tifozët malazezë ka pasur edhe fyerje etnike.
Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buduçnostin dhe do t’i duhet një super paraqitje për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues,