Tifozë nga e gjithë bota në Istanbul përpara finales Manchester City-Inter në Ligën e Kampionëve

min lexim

Në aeroportin e Istanbulit mbërritën tifozët e Manchester City-t dhe Interit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.

Në Istanbul vazhdon ardhja e tifozëve nga vende të ndryshme të botës për ndeshjen finale mes dy ekipeve.

Ndërkohë që tifozët vazhdojnë të mbërrijnë me fluturime me orare të planifikuara, në Aeroportin e Istanbulit kanë ateruar shumë avionë pa orar të planifikuar që janë nisur nga Italia dhe Britania e Madhe.

Tifozët menjëherë sapo kanë zbritur nga avionët kanë dhënë mbështetje me brohoritje dhe marshe për ekipet e tyre.

Në të njëjtën kohë një avion i madh i nisur nga Manchesteri ka sjellë në Istanbul tifozë të shumtë të ekipit britanik, të cilët brohoritën në favor të ekipit të tyre.

Menaxhuesit e aeroportit të Istanbulit kanë bërë orientimet e nevojshme që tifozët e ekipeve të kryejnë dalje të lehtë, ndërkohë që edhe ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie.

Pas përfundimit të procedurave të pasaportave, tifozët e të dy ekipeve u larguan nga aeroporti Istanbulit me autobusët që ishin në pritje të tyre.

Për shkak të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, dje edhe sot në aeroportin e Istanbulit kanë mbërritur avionë të shumtë privatë nga vende të ndryshme të botës.

Ardhja e tifozëve do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.

Sonte në stadiumin olimpik “Ataturk” të Istanbulit do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00. Stadiumi Olimpik “Ataturk” ka kapacitet për 72 mijë tifozë.





Story i mëparshëm

Dikush ka refuzuar vëmendjen e Irina Shayk

Story i radhës

Maxhuni paralajmëron: Vushtrria do ta bojkoton kampionatin

Të fundit nga