Tifozat Kuq e Zi kanë filluar përgatitjet për miqësoren me Spanjën.
Mbështetja për kombëtaren nuk mungon kurrë dhe TKZ do të jenë të pranishëm si gjithmonë në takimin e radhës.
Shqipëria do të luajë përballë Spanjës së Luis Enriques më 26 mars në stadiumin e Espanyolit, ndeshje që do të fillojë prej orës 19:00.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, ultrasit e kombëtares njoftojnë se bileta do të kushtojë 35 euro për anëtarët e TKZ-së, teksa 14 marsi është afati i fundit për rezervime biletash.