Pak ditë më parë, Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios, bëri një deklaratë të fortë që sigurisht nuk është pëlqyer në krahun verdhekuq të Romës.
“Në futboll janë shpikur gara të kota, siç është Liga e Konferencës, që unë e quaj gara e humbësve, apo Liga e Evropës, të cilat nuk kanë vlerë për të ardhurat që prodhojnë. Ne shpikim më shumë gara, siç është edhe Liga e Kombeve, dhe i kemi bërë lojtarët robotë. Tashmë luajmë çdo dy ditë e gjysmë dhe lojtarët nuk po ia dalin dot, nuk është njerëzore. Për të gjeneruar më shumë të ardhura, ne krijojmë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar”.
Para se të niste sfida mes Romës dhe Sampdorias në Gjenovë, drejtorit teknik të verdhekuqve iu kërkua një opinion mbi fjalët e Tares, por ai u përgjigj shkurt:
“Nuk meriton asnjë përgjigje”.