IZET MEXHITI

“Ti nuk po kthehesh te populli, por te lista e zezë”. Izet Mexhiti shpërthen pas largimit të Taravarit nga Qeveria

May 12, 2025
1 minut lexim

Vetëm pak minuta pas konferencës për media të Arben Taravarit, në të cilën ai bëri të ditur largimin nga Qeveria dhe rikthimin, siç u shpreh ai, “tek populli”, ka reaguar me tone të ashpra zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti.

Në një status të publikuar në facebook, Mexhiti e akuzon drejtpërdrejt Taravarin për tradhti, mashtrim dhe sabotim të ndryshimit që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e votuan. Pa kursyer aspak fjalët, ai thotë qartë:

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.

Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.

Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.

Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASH-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASH-së.

Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari – intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua – ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.”

Statusi në facebook i Mexhitit është një goditje e hapur ndaj vendimit të Taravarit, i cili, sipas tij, jo vetëm që nuk përfaqëson vullnetin e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, por i ka lënë ata të mashtruar dhe pa orientim në mes të procesit të ndryshimit.

Në fund, Mexhiti përçoi një mesazh të qartë politik dhe mobilizues:

“VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim. Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!”

IMG 4023

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi taravarit i ofruam ti ndaj vet komunat si deshiron ai 68225bc3e98f4
Story i mëparshëm

Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai

numerohen rreth 74 e votave cepani opozita nuk e kapitalizoi deshiren per ndryshim 6822611e2a16f
Story i radhës

Numërohen rreth 74% e votave, Çepani: Opozita nuk e kapitalizoi dëshirën për ndryshim

Të fundit nga

Vdes Nazmi Shabani, ish-luftëtari i UÇK-së

Me dhembje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Shabani. Ai ndërroi jetë papritmas pas një sulmi të befasishëm që fatkeqësisht i
ShkoLartë