Thyejnë këmbët dhe fusin shufra për tu zgjatur, të rinjtë po paguajnë shifra marramendëse për operacione ekstreme

min lexim

Burrat po paguajnë 275,000 dollarë për t’u thyer këmbët në një përpjekje për t’u bërë më të gjatë. Ashtu si frika për tu tullac, lartësia është një shqetësim për një pjesë të meshkujve.

Një nga ata që kaloi vitet duke uruar të ishin pak më të gjatë është Daniel Asadi, nga Toronto, Kanada.

Ai kishte qenë i vetëdijshëm për gjatësinë e tij që kur ishte adoleshent, kur një mjek i tha se ai kishte mbaruar së rrituri në kohën kur arriti 170cm.

“Është vërtet e vështirë për shumë njerëz ta kuptojnë, por nuk mund ta përballoja. Ishte kjo një gjë që nuk e kisha dhe ishte në mendjen time ditë e natë.” – tha ai.

Megjithatë, vitin e kaluar, 26-vjeçari shkoi në një klinikë në Turqi dhe pagoi 19,825 dollarë (17,000 £) për të arritur 178 cm.

Procedura, e cila zakonisht rezervohet për rrethana shumë specifike si operacioni urgjent, përfshin një vrimë që shpohet në kockën e pacientit, e cila më pas këputet në gjysmë dhe brenda vendoset një shufër metalike.

Një shufër tjetër metalike – fiksohet më pas nga jashtë dhe zgjatet 1 mm çdo ditë nga pacienti, derisa të kenë arritur lartësinë e dëshiruar.

Shufrat e brendshme që përdorin bateri ose magnet nënkuptojnë se nuk ka më nevojë për një kornizë të jashtme, duke reduktuar potencialin për infeksion.

Një nga specialistët kryesorë në botë në këtë fushë është kirurgu ortoped izraelit Dr Dror Paley. Ai ka punuar për dekada dhe kërkon rreth 95,500 dollarë (83,000 £) për të dy femuret, dhe deri në 275,000 dollarë (240,000 £) për një paketë dyvjeçare për të zgjatur të katër kockat e këmbëve.

Ai tha se shpesh duhet të trajtojë njerëz që kanë shkuar në klinika të tjera dhe më pas kanë pësuar komplikime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afron dimri, bie bora e parë në Kosovë

Story i radhës

Operacion pas hetimeve intensive/ Policia ndalon automjetin ku udhëtonin dy vëllezër, zbulon se ata…

Të fundit nga