Juan Ramon Riquelme, ish-futbollist i përfaqësueses së Argjentinës, ka deklaruar se ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, duhet të jetë gjithmonë shumë i kujdesshëm për atë që thotë për një lojtar të madh si Lionel Messit.
“Mendoj se Van Gaal e nxehu Messin para ndeshjes. Ka gjëra që nuk duhet t’i bëni në futboll. Nuk duhet të zemëroni Messin.
Është më mirë ta përqafoni, t’i jepni një puthje, që të mos dëshirojë t’ju mposhtë. Kur lojtari më i mirë zemërohet, atëherë nuk keni mundësi ta mposhtni atë.
Është e pamundur.
Kjo është arsyeja pse deklaratat e Van Gaalit ishin shumë të mira për ne. Veç kësaj, Messi ka edhe një avantazh tjetër, pasi, kur zemërohet, nuk përjashtohet si lojtarët e tjerë”, tha ish-sulmuesi argjentinas në një prononcim për “TyC Sports”.
Riquelme i referohet deklaratës së Van Gaalit para çerekfinales së Botërorit, se Messi nuk e kishte “prekur topin” kur Holanda u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2014 dhe donte hakmarrje. Trajneri tha gjithashtu se Messi ishte pasiv kur nuk e kishte topin.
Holanda dhe Argjentina barazuan 2 gola dhe gjithçka u vendos në penallti, 4-3 për Messin me shokë.