#thumbim: ASH zotohet se do të parandalojë ikjen e rinisë në Tetovë, njëjtë si në Gostivar!

August 7, 2022
min lexim

“Hamburgu, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë?!”, “Nënë, dënoji ata që ta larguan djalin”. Këto dhe thënie të tjera u vendosën sot në hyrje të stacionit të autobusëve në Tetovë nga të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnë në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës.

“Sot jemi këtu, në vendin prej ku për çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj tetovarë largohen drejt perëndimit pasi kanë humbur shpresën nga pushtetet e deritanishme, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Ne nuk jemi për të mbyllur këtë stacion e as për t’i ndaluar këto autobusë, por për t’ua ndryshuar atyre destinacionin. Tetovarët nga ky stacion në të ardhmen duhet të nisen vetëm drejt universiteteve për specializime dhe drejt vendeve për pushime e ekskursione. Të rinjtë mund të ndalen, e madje edhe të kthehen vetëm nëse atyre u jepet mundësia për të ndërtuar qytetin ashtu siç dëshirojnë”- deklaroi Idila Pustina, kandidate për këshilltare Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Madje, Pustina tha se Aleanca për Shqiptarët ua ka besuar këtë mundësi të rinjve që të rikthejnë jetën në Tetovë.

“Partitë e deritanishme ua kanë humbur shpresën të rinjve, ndërsa ne do të mbështesim çdo iniciativë, çdo ide, çdo projekt, në kulturë, sport, art, shkencë, që të rinjtë të zhvillohen e pavarësohen e jo të ngelen në fatin e kontratave 6 mujore. Bashkëqytetarë të dashur, të rinjtë dinë dhe guxoj ta ndërtojnë Tetovën e të ardhmes, ndërsa ju vetëm duhet t’i jepni zë rinisë”- shtoi ajo.

Ky aktivitet dhe ky pretim, duket që nuk është asgjë tjetër, veçse një tentim për të thithur vota. Kjo parti, prej 5 vitesh qeverisë me Gostivarin.

Cilat janë të dhënat e fundit nga numri i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, në komunën e Gostivari?

Gostivari paraqitet komuna e 4-të për nga numri i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, pas Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Të dhënat janë marr nga Enti Shtetëror i Statistikës së Maqedonisë së Veriut. Në komunën e Gostivarit rezulltojnë 93.956 banorë të regjistruar.

Kështu, 32.911 shqiptarë jetojnë në vendlindje dhe 31.627 në mërgim. “Duke e ditur se mijëra, e ndoshta edhe dhjetëra mijë bashkëqytetar tanë nuk janë regjistruar, pjesa dërmuese shqiptarë, Gostivari me siguri i ka mbi 100 mijë banorë. 64.703 është numri i shqiptarëve, nga të cilët 32.911 jetojnë në Gostivar dhe 31.627 jetojnë në mërgim”, thotë gazetari Kasam Selimi i kyçur në procesin e regjistrimit të popullsisë në shtetin zvicerian.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit rezulton me numërin më të madh të mërgimtarëve, konform regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.

“Gostivari, në të vërtetë, popullata shqiptare e kësaj komune, është me numërin më të madh të mërgimtarëve, madje gati sa e tërë mërgata e qytetit të Shkupit. Gostivari: 31.627, Tetova: 18.400, qyteti i Shkupit: 16.185 vetëm shqiptarë (34.496 i përgjithshëm) Struga: 16.078, Kërçova: 15.237, Kumanova: 11.491, Vrapçishti: 10.199, Likova: 9.312, Zhelina: 9.248, Bogovina: 8.403, Tearca: 7.615, Bërvenica: 4.435, Dibra: 3.282, Haraçina: 1.976, Studeniçani: 1.210. Flaka

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita në Kosovë, tradhtia dhe armiku i Kosovës

Story i radhës

Një vit më parë dasmori blinte ari në vlerë prej 15 mijë eurosh, ja sa ka rënë blerja sivjet

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë