Thumanë-Kashar, punime në shi! Banorët dalin në protestë kundër “Gener 2” dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku

November 20, 2022
1 minut lexim

Edhe pse në një mot të vështirë banorët e Bërxullit kanë dalë në protestë dhe këtë të dielë ndërkohë që automjetet e firmës që po ndërton rrugën Thumanë-Kashar po punonin.

“Po punon edhe për të diele se është pa leje ndërtimi dhe do të përparojë” u shpreh një qytetar.

“Disa shtëpi nuk i legalizon shteti se janë afër lumit ndërsa firmën e lejon të bëje rrugën mbi shtratin e lumit. Qeveria është lidhur me krimin” -tha qytetarja.

“Tokat tona janë tre minuta nga rruga aeroportit. Atje 1000 euro metri ne na jep vetëm 4400 lekë.”– tha ajo

Banorët akuzojnë firmën e ndërtimit se me punimet e paligjshme që po kryen ka bllokuar kolektorët e shkarkimit dhe disa toka janë përmbytur.

Banorët e Bërxullit thonë se nuk do të lejojnë automjetet e firmës Gener 2 të futen në tokat e tyre për të vazhduar me punimet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski: Do të rikandidoj për president nëse më duan përsëri qytetarët

Story i radhës

Reciprociteti i targave, SHBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë