Thuhet se e tradhtoi – Emily Ratajkowski kërkon divorc nga Sebastian Bear-McClard

September 9, 2022
1 minut lexim

Emily Ratajkowski ka bërë kërkesën për divorc nga partneri i saj, Sebastian Bear-McClard, për të cilin dyshohet se e tradhtoi.

Të dhënat e reja tregojnë se modelja u paraqit në Gjykatën e Lartë të Manhattanit të enjten dhe vuri në dukje se ishte kontestuar, që do të thotë se ka çështje për t’u diskutuar.

Page Six dha lajmin në korrik se çifti po ndahej pas katër vitesh martesë.

Image

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard

“Po, ai e tradhtoi”, pohoi për Page Six një burim i afërt me modelen.

31-vjeçarja ndezi thashethemet e ndarjes kur u pa duke ecur me djalin njëvjeçar të çiftit tashmë të ndarë, Sylvester, pa unazën e martesës.

Në shtator, Emily konfirmoi se ajo dhe Bear-McClard ishin ndarë përmes një videoje në TikTok ku tha se është beqare.

Image

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard

Autorja e “My Body” dhe producenti i “Uncut Gems” u martuan fshehurazi në një gjykatë në New York në shkurt të vitit 2018.

Ratajkowski njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e parë të saj dhe Bear-McClard në tetor 2020.

Ata mirëpritën një djalë në mars të vitit 2021.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përçahet kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, ky është fajtori! 

Story i radhës

Nuk i takoi partitë e opozitës shqiptare në Maqedoni, Krasniqi: Prioritet, udhëheqësit e institucioneve

Të fundit nga

ShkoLartë