Pavarësisht se kërkesa për divorc është në tryezën e avokatëve mes palëve, për çiftin e famshëm duket se ka edhe një çështje para për t’u zgjidhur: Paratë. Sipas burimeve për revistën “OK”, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shpresojnë që të kenë një ndarje të lehtë, pavarësisht faktit se ata nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore.
“Ata nuk kanë pasur një akt të tillë, ndaj dhe kjo e vështirëson pak situatën. Pjesa që është më në rrezik është shtëpia prej 60 milionë dollarësh, në të cilën më shumë para ka investuar Jennifer, pasi ka qenë ajo që e ka marrë e para si iniciativë,” thotë burimi,
Duket se artistja po kërkon që t’i kthehet mbrapsht i gjithë investimi që ka bërë në rregullimin e kësaj rezidence.
Pavarësisht kësaj kërkesë, aktori i “Argo” duhet të bëjë të pamundurën që të përmbush këtë kërkesë të Lopez, për të mos nisur kësisoj një betejë tjetër ligjore nga fillimi.
“Fakti që ata nuk kanë një marrëveshje paramartesore, ndikon për keq në gjithë këtë situatë. Kjo do të thotë se Ben nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të gjejë paratë dhe ato t’i kthehen Lopez-it që e ka një kusht në kërkesën për divorc,” përfundon burimi.
Jennifer nënshkroi divorcin nga Ben më 20 gusht të këtij viti, fiks në përvjetorin e dytë të martesës dhe procedurat e ndarjes vijojnë ende.
Burimi: botasot.info