Thuchel e admiron lojtarin

1 minut lexim

Klubi anglez, Chelsea duket se është e vendosur të transferojë futbollistin e PSG-së, Presnel Kimpembe.

Sipas mediave britanike, ‘Blutë’ e Londrës janë duke negociuar transferimin e mundshëm te Kimpembe.

Menaxheri i Chelseas, Thomas Thuchel e admiron lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri.

Siç raportohet, parisienët kërkojnë rreth 60 milionë euro për Kimpembe, ndërsa londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë euro.

Negociatat thuhet se janë duke vazhduar, edhe pse kampionët e Francës duan ta mbajnë lojtarin në skuadër, megjithatë, mësohet se ky transferim mund të ndodh brenda pak ditësh..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani dhe Gençovska nënshkruan protokollin e dytë bilateral në mes RMV-së dhe Bulllgarisë

Story i radhës

Vera përvëluese e Spanjës: Zjarre, thatësira, vapë zhuritëse

Të fundit nga