“Thonë fajin e ka Rama…”, Arlind Qori “nuk kursen” partitë e vogla: Kanë frikë t’i kundërvihen oligarkëve

April 8, 2025
1 minut lexim

Arlind Qori kreu i “Lëvizjes Bashkë” në emisionin “Real Story” në ABC News, shpalosi  planin e tij elektoral për zgjedhjet e 11 Majit. Duke përmendur problematikat që janë në vend, me të cilat hasen çdo ditë qytetarët, ai pati një kundërshti për partitë e vogla.

Sipas tij ato ia hedhin fajin vetëm Edi Rama, por në fakt për Arlind Qorin përgjegjës për këtë është dikush tjetër, janë pikërisht oligarkët.

“Kontrollet tona janë prej letre, por praktikisht nuk e bëjnë punën e tyre. Shteti ka mundësi që të zhvillojë investimet në vend, duke parë interesin afatgjatë të qytetarë. Partitë e tjera thonë vetëm një gjë që fajin e ka vetëm Edi Rama, unë them që fajin e kanë dhe partnerët e oligarkisë.

Ata kanë frikë t’i kundërvihen oligarkisë. Ka investime që thonë se në Shqipëri në sektorin e ndërtimit po pastrohen para. Sektori i ndërtimit në Shqipëri pastron një pjesë të konsiderueshme të parave të drogës. Nga një statistikë e fundit është parë që rrogat janë rritur 9% kurse apartamentet me 28%. Si ka mundësi?”, tha Arlind Qori.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti godet Taravarin: VLEN s’është arenë gare mes vete – Beteja është me BDI-në, jo pazare lokale me Ali Ahmetin! (VIDEO)

Story i radhës

Mexhiti: Taravari ka qenë i informuar se VLEN po bëhet parti politike

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë