Thomas Tuchel flet për Dembelen

Thomas Tuchel ka vetëm fjalë të mira për Osman Dembelen.

Dembele është në një situatë të vështirë te Barcelona, Xavi Hernandez e la jashtë skuadrës ditë më parë për shkak se sulmuesi po refuzon të rinovojë kontratën me kushte te klubit që nuk po ia plotëson kërkesat.

Ai është lidhur me një transferim të mundshëm te Chelsea dhe për këtë tani ka folur edhe trajneri i Bluve.

“Ai është lojtar shumë i mirë, jam me fat që e kam stërvitur te Dortmund, edhe pse për një sezon, është dashur më gjatë, por më duhej të largohem dhe ai gjithashtu”, tha Tuchel.

“Nuk jemi në kontakte të afërta me të, jemi takuar vende vende për shkak të detyrave që ai kishte me ekipin e Francës kur unë isha në Paris. Kemi shkëmbyer disa mesazhe”.

“Nuk e kam as idenë më të vogël përse ai është në këtë situatë. Nuk i di detajet, kështu që është më mirë most ë flas”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një person që ju do vërtet është i përkushtuar ndaj këtyre gjërave

Story i radhës

Hapet rruga e Arbrit, thirrje që shoferët të bëjnë kujdes

Të fundit nga