thomas greenfield keshilli i sigurimit i okb se do te ushtroje presion te forte mbi rusine 61f6e47210ba2

Thomas-Greenfield: Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ushtrojë presion të fortë mbi Rusinë

January 30, 2022
1 minut lexim

Ambasadorja e SHBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield deklaroi sot se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ushtrojë presion të fortë ndaj Rusisë në një seancë që do të mbahet nesër, ku do të diskutohet mbi grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe rritjen nga frika se Moska planifikon të pushtojë vendin.

“Ne jemi të bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë që të shpjegojë se çfarë po bën,” tha Thomas Greenfield për ABC, raporton AP.

“Ne do të hyjmë në dhomë gati për t’i dëgjuar, por nuk do të lejojmë që të na shqetësojë propaganda e tyre”, theksoi ajo.

Agjencia amerikane e lajmeve thekson se nuk pritet miratimi i asnjë veprimi formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke pasur parasysh se Rusia ka të drejtën e vetos dhe duke marrë parasysh lidhjet e saj me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Kinën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bisede metafizike me rafi halilin per nipin e tij alirami veliun 61f6e4702fee3
Story i mëparshëm

Bisedë metafizike me Rafi Halilin për nipin e tij Alirami Veliun

gjerat e kota qe demtojne produktivitetin ne pune 61f6e4a8e2b71
Story i radhës

Gjërat e kota që dëmtojnë produktivitetin në punë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë