Thjeshtësia e gruas së Messit

min lexim

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi konsiderohen si lojtarët më të rëndësishëm të momentit. Gjatë Kupës së Botës në Katar, bota i kishte sytë tek ata, por edhe tek partneret e tyre, që ishin gjithmonë aty për t’i mbështetur, duke treguar admirimin dhe respektin përmes pranisë në tribuna.

Messi dhe Ronaldo kanë më shumë të përbashkëta nga sa duket… Përveçse janë idhuj futbolli, ata nuk kanë nevojë të nxjerrin në pah pasurinë e tyre për të provuar se janë milionerë.

Gjatë Botërorit, ata shpesh krahasoheshin me njëri-tjetrin, njësoj si Antonela dhe Georgina. Gjatë Kupës së Botës, të dyja mbështetën partnerët e tyre futbollistë, secila me stilin e vet. Diçka që i shtyu fansat të pyesin se cili prej të dyve ka pasurinë më të madhe.

Image

Thjeshtësia e Antonela Roccuzzo, bashkëshortes së Messit, ka dhënë shumë për të folur. Edhe pse nuk e tregon, bashkëshortja e yllit argjentinas ka një pasuri më të madhe se Georgina Rodríguez.

Pikërisht në dokumentarin e tij në Netflix, Gio e bëri të qartë se bënte një jetë luksoze. Diçka që nuk hezitoi ta demonstronte në Botërorin e Katarit, duke treguar veshje të shtrenjta që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër, Antonela është shfaqur në të gjitha ndeshjet me fanellën e kombëtares argjentinase dhe xhinse. Gjithashtu në rrjetet sociale, Georgina shfaq jetën e saj luksoze, me imazhe të udhëtimit me avion privat, rroba të shtrenjta dhe bizhuteri shumë milionëshe.

Por realiteti është ndryshe…, pasuria e partneres së CR7 është inferiore karshi asaj të gruas së Messit. Sipas faqes së internetit “Celebrity Networt”, pasuria e “Gios” është 10 milionë dollarë, ndërsa e Antonelës 20 milionë dollarë, saktësisht dy herë më shumë.

Familja e gruas së Messit, Roccuzzos, janë milionerë që jetojnë në Rosario të Argjentinës, ku çifti u njoh. Familja e Antonelës ka investuar gjithmonë në supermarkete.

Kështu, pasuria e Antonelës vjen nga familja e saj, e cila ka disa supermarkete në zona të ndryshme, por jo vetëm. Familja e saj zotëron gjithashtu një markë këpucësh dhe dyqane veshjesh për fëmijë.

Diskrete dhe e thjeshtë, Antonela Roccuzzo është një grua e suksesshme, milionere dhe e martuar me një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

Story i radhës

Italia merr masa të ashpra kundrejt emigrimit të paligjshëm, rebelohen organizatat bamirëse

Të fundit nga