thirrje e re per subvencionim te shujtes se studenteve eshte zgjeruar shtrirja e mases 681386ef70bfe

Thirrje e re për subvencionim të shujtës së studentëve, është zgjeruar shtrirja e masës

May 1, 2025
1 minut lexim

Prej sot e deri më 5 maj të vitit 2025 është afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar të studentëve për vitin akademik 2024/2025.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shpalljen e thirrjes për subvencionin përkujton se janë bërë ndryshime të Ligjit për shujtë të subvencionuar të studentëve, sipas të cilave zgjerohet shtrirja e masës.

“Që tani e tutje, statusi i punës nuk është një kusht kufizues për studentët, kështu që e drejta do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e rregullt e studimeve universitare që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, njoftoi MASH.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion në mënyrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Në thirrjen e publikuar janë bërë të ditura informacione për kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës së shujtës së subvencionuar të studentëve, si dhe kontakte për mbështetje gjatë aplikimit.

“Studentët, të cilëve u është ndërprerë e drejta për shujtë të subvencionuar dhe që e konsiderojnë veten se i plotësojnë kërkesat, mund të aplikojnë përsëri. Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

qazimi rrethi i ahmetit po e devijon bdi ne 681386b3f14bf
Story i mëparshëm

Qazimi: Rrethi i Ahmetit po e devijon BDI-në

miteva delegacioni qeveritar mori pjese ne diten kombetare te ekspozites boterore ekspo 2025 ne japoni 681386f29c17c
Story i radhës

Miteva: Delegacioni qeveritar mori pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EKSPO 2025 në Japoni

Të fundit nga

Njoftim për publikimin e 12 listave fillestare të punëtorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: “Proleter“ Prishtinë; “Kosova Azbest” Mitrovicë; KB “Babush i Serbëve” Ferizaj; “Savermeni Dom” Mitrovicë; “BIP Beograd” Mitrovicë, “ Ag “Coop Rogovë”
ShkoLartë