Thirrja e Tomë Gashit: Të hiqen sanksionet e BE ndaj Kosovës!

Avokat Tomë Gashi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit se sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të hiqen sa më parë, ndërsa tha se ndërkombëtarët janë të revoltuar me Listën Serbe ndaj qëndrimit për referendumin e fundit në veri të Kosovës. 

Gashi ka theksuar se tashmë ndërkombëtarët e kanë piketuar Serbinë duke i vendosur kushte se nuk mund të vijojë rrugëtimin për në BE pa normalizuar raportet me Kosovën.

“Kosova është më mirë nga sa ishte dje. Kosovës iu imponuan masa padrejtësisht masa nga SHBA dhe BE-ja për shkak të tensionimit të situatës në veri.

Ndërsa tashmë situata është krejtësisht ndryshe dhe të gjithë po e shohin. Pa e marrë parasysh se çfarë bën Serbia dhe pa marrë parasysh se çfarë preferencash ne kemi dhe sa e përkrahim Albin Kurtin ne duhet t’i besojmë SHBA-ve, t’i besojmë Gjermanisë dhe vendeve të tjera, ku ambasadorët e tyre kanë dalë hapur se Kosova i ka realizuar detyrat dhe janë shumë të mllefosur me Listën Serbe e cila është dorë e zgjatur e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciç.

Sido që të jetë kryeministri Kurti ka shfaqur kërkesën e tij që të hiqen masat ndaj Kosovës që i janë imponuar në mënyrë të padrejtë.

Nga ana tjetër, Serbisë i është bërë e ditur se ajo nuk mund të vazhdojë në rrugëtimin e saj për në Bashkimin Evropian përderisa ajo nuk normalizon situatën me Republikën e Kosovës”, u shpreh Gashi.

Story i mëparshëm

Rrëqethëse: Foshnja nxirret e gjallë nga barku i nënës së vrarë

Story i radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për heqjen e sekuestros për celularin e bashkëshortes

Të fundit nga