Thirrja e Metës për të kapur armët, avokati Romeo Kara zbulon ‘brengën’ e presidentit të Partisë së Lirisë

min lexim

Avokati Romeo Kara, komentoi veprimet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili bëri thirrje banorëve të Roskovecit për t’u armatosur, me qëllim ruajtjen e pasurive të tyre natyrore nga shfrytëzimi i atyre që Meta i quajti “pushtues”.

I ftuar në një studio televizive, ai theksoi se me ato akte, ish-kreu i shtetit ka konsumuar tre vepra penale. Sipas tij, Ilir Meta është në krizë reale pasi ka frikë nga drejtësia, e cila ka nisur të hapë me radhë “petët” e lakrorit.

“Shikoj tre vepra penale në thirrje e tij. Mendoj se mbi të gjitha, unë e shoh Metën jo vetëm në krizë mendore reale, është në krizë morale dhe i pakontrollueshëm. Nuk kanë menduar se do ketë ligj ndonjëherë në këtë vend”, tha ai.

Më tej avokati u shpreh se Ilir Meta është në hall të madh pasi po braktiset nga të gjithë mbështetësit.

“Ai dhe familja e tij është në hall të madh. Kaq keq po e përjeton këtë. Kam informacion se njerëzit po i largohen, Ka dhe frikë të fle, sepse familja e ka braktisur. Për ne është një shenjë e mirë, përballja e këtij personi me drejtësinë, është haberi më i mirë që mund të marrim në këto momente”, tha ai.

Story i mëparshëm

Kurti: Është detyrim i yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat viktimat e dhunës seksuale

Story i radhës

Tesla Cybertruck është automjeti i ri elektrik në shërbim për policinë e Dubait

Të fundit nga