Theu masën e sigurisë pasi dhunoi babanë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. U., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 07.07.2023, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm turk Fidan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Lavrov

Story i radhës

Fotot e reja të Melindës në bikini nuk e lënë askënd indiferent

Të fundit nga

Interi heq dorë

Interi preferon shërbimet e sulmuesit Albert Gudmunsson, para holandezit Joshua Zirkzee. Raportet e fundit tregojnë se