Theu mallkimin

February 5, 2023
1 minut lexim

Myrto Uzuni më në fund theu mallkimin e këtij edicioni në La Liga 2.

Bomberi i Granada, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në këtë kampionat, kishte shënuar me vazhdimësi, por vetëm në ndeshjet në fushën e skuadrës së vet.

Sot, përballë Vijareal B, në stadiumin e njohur ”La Ceramica”, ai ia doli që të thyente këtë mallkim me një supergol që solli rezultatin 2-0 për skuadrën e tij dhe vulosi më pas fitoren me të njëjtat shifra, për ta mbajtur në garë për ngjitjen direkte në La Liga.

Uzuni kishte edhe mundësi të tjera shënimi, teksa nuk ia dha edhe një penallti në fundin e ndeshjes, pas një kontakti në zonë.

Megjithatë, statistikat e përpiluara nga SOFASCORE tregojnë se sulmuesi shqiptar ka qenë mjaft efektiv në lojën e tij edhe duke dhënë pasime e krosime për shokët e skuadrës,.

Paraqitje e cila i ka siguruar atij notën 7,1 për ndeshjen ku shënoi golin e 15 në këtë kampionat.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Putin vë në ‘tryezë’ planin dytë të luftës

Story i radhës

Nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo është arsyeja

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,
sqmken
ShkoLartë