Therja e të miturve në Emshir, njëri nga ta e vazhdon tretmanin ende në QKUK

May 1, 2025
1 minut lexim

Tre të mitur të mërkurën, teksa qëndronin afër kafeneve të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, u përleshën mes vete dhe u therën edhe me thikë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë, duke shtuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta  janë liruar.

Ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Harris mban fjalimin e parë të madh që nga humbja, sulmon ‘ashpër’ Trumpin

Story i radhës

Përfitimet e të shkruarit me dorë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë