Theo dhe Muani futen në histori me golat ndaj Marokut

December 14, 2022
1 minut lexim

Theo Hernandez dhe Kolo Muani shënuan dy golat në portën e Marokut dhe dërguan Francën në finalen e Kupës së Botës, aty ku “gjelat” do të kërkojnë të ruajnë kurorën dhe të shtojnë trofeun e tretë në palmares.

Mbrojtësi i Milanit dërgoi topin në rrjetë me një kombinim perfekt në minutën e 5-të, duke shënuar kështu golin e dytë më të shpejtë në një gjysmëfinale Botërori, pasi të parin e ka shënuar braziliani Vava më 1958-ën, pikërisht kundër Francës.

Edhe sulmuesi i Eintrachtit, Kolo Muani do ta mbajë mend gjatë këtë mbrëmje, pasi shënoi me prekjen e parë të topit, në minutën e 79’. Muani kishte vetëm 44 sekonda në fushë, duke u bërë i treti futbollist që shënon më shpejt pas hyrjes në fushë, pas Morales në 2002-shin dhe Ebe Sand në 1998-ën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e konfirmoi Propozim-buxhetin e propozuar për vitin 2023

Story i radhës

Ja kur do të luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatit Botëror

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë