Goli i Oliver Giroud riktheu Milanin te fitorja pas katër humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Superkupës.
Fitorja 1-0 ndaj Torinos ka rikthyer qetësinë te kampionët e Italisë.
Theo Hernandez ndihet i lumtur për suksesin.
“Tri pikë shumë të rëndësishme. Vinim nga ndeshje ku nuk kishim luajtur mirë. Kjo fitore na ndihmon për të ecur përpara.
Kur humbet shumë ndeshje të kthehet në problem mental.
Por, ne jemi një skuadër e fortë. Jemi të bashkuar, edhe tifozët janë me ne”.
Më pas një koment për takimin e Champions League ndaj Tottenhamit.
Kampionët e Italisë presin skuadrën e Contes në “San Siro” të martën. Ky do të jetë dueli i parë i raundit të 1/8-ve.
“Do zbresim në fushë për fitore.
Ndeshje e vështirë, por për momentin duhet të mendojmë të punojmë mirë gjatë këtyre viteve.
Pas Botërorit isha disi i dëshpëruar, moralisht nuk isha mirë. Tani jam rikthyer”, u shpreh anësori i majtë i kombëtares franceze.