Themeluesit e Tornado Cash nën shënjestrën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për pastrimin miliarda dollarëve

August 24, 2023
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi themeluesit e Tornado Cash për pastrim parash dhe shkelje sanksionesh. Shërbimi i përzierjes së kriptomonedhave u përball me sanksione vitin e kaluar për pastrimin e mbi 7 miliardë dollarëve të vjedhura.

DOJ thotë se Tornado Cash ka bërë të mundur që individë të ndryshëm të pastrojnë 1 miliardë dollarë përfshirë 455 milionë dollarë të tjera të Grupi Lazarues të hakerëve Koreano-Veriorë.

Themeluesit akuzohen për konspiracion, shmangie sanksionesh, pastrim parash dhe operimin e një biznesi të palicencuar të transferimit të parave.

Bashkëthemeluesi Roman Storm u arrestua në shtetin e Washingtonit ndërsa themeluesi tjetër Roman Semenov është ende në ndjekje.

Qeveria Amerikane po përpiqet të dërgojë një mesazh të fortë për përdorimin e kriptomonedhave për qëllime të paligjshme.

Nëse jeni të panjohur me shërbimet e përzierjes së kriptomonedhave, ato e bëjnë shumë më të vështirë gjurmimin e parave nga origjina tek pronari i ri. Shumica e blockchaineve si ai i Bitcoin dhe Ethereum, janë publike dhe një përzierës ndihmon individë të fshehin qarkullimin e parave përfshirë për aktivitete të paligjshme.

Chainalysis zbuloi në 022 se adresat kripto të njohura për aktivitete të paligjshme zinin 10 përqind të transaksioneve në përzierësit e kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye, Banka Qendrore rrit normën e kamatës me qëllimt ë stabilizimit të çmimeve

Story i radhës

Ukraina: Ushtarët tanë hynë në Krime në kuadër të operacionit special

Të fundit nga

ShkoLartë