Themeluesit dhe ish CEO-s së FTX Sam Bankman-Fried ju refuzua lirimi me kusht ditën e Marte pas një trup gjykues në Ishujt Bahame e konsideroi të rrezikshme pasi ai mund të arratisej raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Një dëgjesë ekstradimi do të mbahet më 8 Shkurt të vitit të ardhshëm. Bankman-Fried, me pseudonimin SBF, u arrestua ditën e Hënë në Ishujt Bahame pasi prokurorët Amerikanë informuan autoritetet lokale për ndjekjen penale ndaj tij.
Një aktakuzë e volosur ditën e Marte nga prokurorët e Distriktit Jugor të Nju Jorkut, e vinte Bankman-Fried përballë 8 akuzave për mashtrim të investitorëve dhe shkelje të ligjit Amerikan të financave.
Ditën e Marte Bankman-Fried u shfaq përballë një gjykate në Bahame, dalja e tij e parë publike që nga kolapsi i FTX në Nëntor. Avokatët e tij kërkuan lirimin me kusht kundrejt një pagese prej 250 mijë dollarësh.
Vendimi i gjykatës për të mos lënë të lirë Bankman-Fried, erdhi ndërsa Komiteti i Shërbimeve Financiare të Senatit Amerikane thirri në dëgjesë CEO-n e FTX John J. Ray III. Përpara arrestimit të tij ditën e Hënë ishte planifikuar një dëgjesë edhe me SBF.
Wall Street Journal shkroi se SBF ishte përgatitur për të kërkuar falje por edhe ti hidhte një pjesë të fajit tek Ray dhe bursa rivale Binance. /PCWorld Albanian