Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried do të dëshmojë përballë Kongresit Amerikan

December 12, 2022
1 minut lexim

Bashkëthemeluesi i FTX dhe ishte CEO i kompanisë Sam Bankman-Fried tha ditën e sotme se do të dëshmojë përpara Kongresit kësaj jave. Pas një debati në Twitter me republikanet Maxine Waters, ai pranoi të dëshmojë për kolapsin e papritur të bursës.

Ende nuk kam akses në shumicën e të dhënave profesionale ose personale. Prandaj ka një limit në ato çfarë mund të them,” shkruante ai në Twitter.

Por kongresi beson se mund të jem i dobishëm dhe jam i gatshëm të dëshmoj më 13 Dhjetor.” Komiteti i Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së Bardhë do të mbajë një dëgjesë ditën e Marte në lidhje me FTX.

Javën e kaluar ai tha se do të dilte të dëshmonte pasi të ketë mësuar dhe vlerësuar atë çfarë e dërgoi kompaninë në një spirale. Waters tha se bazuar në rolin e tij si CEO, është e qartë se ka informacionin e nevojshëm për dëshminë.

Dëgjesa pritet të bëhet përmes një video thirrjeje sipas Wall Street Journal. Në dëgjesë mund të vijë edhe CEO aktual i kompanisë John J. Ray i cili po mbikëqyr shpalljen e falimentit nga kompania.

“Asnjëherë në jetën time nuk ka dëshmuar një dështim të këtyre përmasave dhe mungesë të plotë informacioni të besueshëm financiare si në FTX,” ishte shprehur ai.

FTX aplikoi për faliment pas kolapsit dhe sot përballet me mbi 100 mijë kreditorë të cilët mund të shkojnë deri në 1 milionë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Arkimend Lushaj nuk e bën kurrën e kurrës”, çfarë thonte Stresi për BB VIP para se të bëhej pjesë (VIDEO)

Story i radhës

Ishin duke marrë pamje nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudar

Të fundit nga

ShkoLartë