Mali i Zi ekstradoi ditën e Marte themeluesin e Terraform Labs Do Kwon në Shtetet e Bashkuara ku do të përballet me akuzat e mashtrimit të investitorëve lidhur me stabilitetin e kriptomonedhës TerraUSD.
Kwon u dorëzua pranë agjencive ligjzbatuese Amerikane dhe agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në aeroportin e Podgoricës tha Ministri i Brendshëm Malazez.
Kwon ka mohuar akuzat vazhdimisht. Me shtetësi Koreano-Jugore, ishte famëkeq i Terraform Labs, kompanisë pas TerraUSD, një stablecoin i dizajnuar për të ruajtur vlerën 1 dollarë por që kolapsoi në Maj të 2022, tronditi tregjet e kriptomonedhave.
I arrestua në Mars të 2023 teksa përpiqej të largohej nga Mali i Zi, Kwon gjithashtu është në kërkim nga Koreja e Jugut. Javën e kaluar Ministri Malazez i Drejtësisë Bojan Bozoviç urdhëroi ekstradimin e Kwon në SHBA pasi Gjykata Supreme arriti në përfundimin se të gjitha kushtet ligjore ishin përmbushur.
Avokatët e tij kishin apeluar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Kwon dhe kompania e tij Terraform Labs u paditën nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA në 2023 për kolapsin e kriptomonedhave TerraUSD dhhe Luna për të cilat autoritetet thonë se kanë shkaktuar humbje me vlerë 40 miliardë dollarë në tregjet kripto.
Një stablecoin është një aset dixhital i dizajnuar për të mbajtur një çmim stabil. Zakonisht i lidhur me vlerën e një valute, ato janë krijuar për të pasur një vlerë më pak të luhatshme sesa kriptomonedhat e tjera. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al