Thellohet skandali/ Enkela Prifti dhe Albert Dervishi, 2 zyrtarët e Policisë që shkelin ligjin, nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës

Në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, institucioni që duhet të jetë garant për zbatimin e ligjit, ka zyrtarë që e shkelin hapur atë.

Zv. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi dhe drejtoresha juridike në këtë polici, Enkela Prifti, janë persona që me ndërgjegje të plotë nuk zbatojnë një vendim Gjykate në dëm të një biznesi të madh prodhues. Dy zyrtarët duke injoruar në mënyrë të pa precedent vendimin e Gjykatës, pengojnë punën normale të një prej prodhuesve më të mëdha në vend, Birra Tiranës, duke i mbajtur asaj të bllokuara mjetet e transportit, edhe pse Gjykata ka dhënë vendim të qartë për lirimin e tyre.

Automjetet e shoqërisë tregtare Birra Tirana, u vendosën nën alert, pas mosmarrëveshjeve që kjo kompani kishte me një tjetër shoqëri tregtare. Një vit më parë Gjykata vendosi pezullimin e gjendjes së alertit, por Policia e Shtetit hesht dhe nuk njeh vendimin e Gjykatës, duke mbajtur ende të bllokuara makinat e kompanisë. Shoqëria tregtare Birra Tirana, po përballet me rreth një viti me burokracinë dhe ‘ping-pongun’ që bëhet mes sektorëve të ndryshme në institucionin e Policisë së Shtetit.

Albert Dervishi dhe Enkela Prifti, nuk japin arsye për moszbatimin e vendimit të Gjykatës dhe nuk dihet se çfarë i mungon për të mos i kthyer kompanisë pronën e vet.

Me denoncimin e këtij rasti në “News 24” një ditë më parë, në adresë të televizionit mbërritën dhjetëra denoncime nga qytetarë që janë përballur me burokracinë e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve në fjalë, duke mos gjetur dot të drejtën e tyre. Raste që do të bëhen publike në ditët në vijim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rreziku për destabilizim, Kurti i kërkon Escobarit kthimin e vëmendjes në rajon

Story i radhës

Google paralajmëron përdoruesit e shfletuesve me motorin e Chrome

Të fundit nga