Thellohet paqartësia rreth shumicës parlamentare! Zejdi nesër nuk do të jetë në Kuvend?

1 minut lexim

Komplikohet situata rreth votimit për shkarkimin e ministrit të MSHIA-së, Azir Aliz dhe atij të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Burime të TV21 brenda “Lëvizjes Populli” bëjnë të ditur se deputeti Skender Rexhepi-Zejdi nuk do të jetë prezent nesër në Kuvend.

Në lidhje me: A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?

“Zejdi nuk do të jetë nesër në seancë”, tha për TV21 një burim i afërt me deputetin Skender Rexhepi.

“Për Zejdin është çështje morali, a për deputetët tjerë, mund të jetë çeshtje ngritjesh pazari! Pse s’po kallxon Menduhi a vjen apo jo? Pse Bastria po taktizon, ata e dine”, tha burimi i TV21 nga “Lëvizja Populli”, të cilën e udhëheq Skender Rexhepi-Zejdi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Çfarë bëjnë komunat paralele serbe në Kosovë?

Story i radhës

Shefja e re e Antikorrupsionit: “Asnjë politikan nuk më uroi për përzgjedhjen”

Të fundit nga