Thellohet kriza: Kosova në hall me hajnat e thëngjillit

September 22, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tre fshatra të Vushtrrisë, brenda ditës, janë parë disa persona të cilit nxirrnin thëngjill nga toka.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat: Zhilivod, Bivolak dhe Stroc.

 

Policia nuk ka arritur ta arrestojë asnjë nga të dyshuarit, të cilët, kanë lënë eskavatorët dhe kanë ikur.

Njoftimi i plotë:

“DEGRADIM I AMBIENTIT

Fsh. Zhilivod, Vushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të pa njohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të pa njohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të pa njohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Forma e buzëve tregon se kush jeni në të vërtetë

Story i radhës

Vuçiç flet “kornizën e re” të dialogut: Më është propozua, por e refuzova

Të fundit nga

ShkoLartë