Thellohet kriza e Shërbimit Shëndetësor në Britani, paralajmërohen protesta të ashpra

December 18, 2022
min lexim

Udhëheqësit e sindikatave shëndetësore, kanë kërcënuar të shtunën mbrëma se do të urdhërojnë një valë të re grevash më të rënda, ku do të ofrohet mbështetje “më pak bujare” brenda spitaleve, në një përshkallëzim dramatik me qeverinë për shkak të pagave të infermierëve dhe punonjësve të ambulancave.

Ndërkohë, sipas The Guardian, Kolegji Mbretëror i Infermierisë (RCN), ka thënë se në grevat që do të mbahen gjatë gjithë janarit – përveç nëse ministrat tërhiqen deri të enjten – do të ketë “më shumë spitale dhe më shumë infermierë që do të marrin pjesë sesa aktualisht”.

RCN ndër të tjera ka shtuar se nëse ministrat nuk do të hapin bisedime të reja për pagat brenda 48 orëve nga dita e planifikuar për nisjen e protestave këtë të martë, do të zbulojë orare të reja për protesta më të gjera.

Protestat e infermierëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur të enjten e kaluar, por një raund i radhës do të bënte që infermierët të kufizonin llojin e punës që ishin të përgatitur të bënin në ditët e grevës në një listë më të shkurtër aktivitetesh, duke përfshirë edhe më pak zona sesa në ditët e para të protestës.

Po ashtu bëhet e ditur se disa infermierë kanë pretenduar se janë kërcënuar me masa disiplinore nëse përpiqen të kufizojnë detyrat e tyre në ditët e grevës. Kjo ka bërë që RCN të dalë me lëvizje të reja, pasi mendohet se ministrat janë duke shqyrtuar mënyrat për të thyer ngërçin prapa skenave, në mënyrë që të parandalohet kolapsi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) gjatë Krishtlindjeve dhe vitit të ri.

Nga ana tjetër sipas një sondazhi të Opinium për Observer, mbështetja për protestat e infermierëve është rritur shumë, me 60% të të anketuarve që kanë folur pro tyre.

Një grevë e radhës nga RCN do të prekte më shumë se 70 truste dhe organizata shëndetësore në të gjithë Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. E në një kohë kur NHS është duke përballur me pranime të shumta në spital për shkak të gripeve, kjo do të ishte greva më e përhapur në dekada e infermierëve dhe punonjësve të ambulancave.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Evra parashikon pensionimin e Ronaldos

Story i radhës

Türkiye thirrje Libisë dhe Egjiptit që të nisin dialogun për kufirin detar “sa më shpejt të jetë e mundur”

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë