“The Killers” anulojnë performancën në Rusi

March 1, 2022
1 minut lexim

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar në shumë fusha të jetës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në art.

Së fundmi, grupi i muzikës rrok, “The Killers” ka vendosur të mos performojë në Rusi këtë verë.

Një përfaqësues i grupit rock, i cili përbëhet nga Brandon Floëers, Dave Keuning, Ronnie Vannuçi Jr. dhe Mark Stoermer, konfirmoi për TMZ se grupi ka vendosur të tërhiqet nga “Park Live Festival” në Moskë si përgjigje të sulmeve.

Ngjarja, e cila do të zhvillohet nga 17 qershor deri më 16 korrik, përmban Five Finger Death Punch, Slipknot, Limp Bizkit, My Chemical Romance, Sum 41, Gorillaz, Deftones dhe Iggy Pop, sipas faqes së internetit të festivalit. Ndërkohë, asnjë anulim tjetër nuk është njoftuar për momentin.

Vendimi i grupit për të hequr dorë nga pjesëmarrja e tyre vjen pasi Green Day njoftoi se nuk do të performojnë në Rusi këtë pranverë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Magalhaes: Aubameyang është në zemrën time

Story i radhës

Putin vazhdon me provokime/ Nëndetëset bërthamore ruse nisen për një stërvitje në veri të Finlandës dhe Suedisë

Të fundit nga

ShkoLartë