Arnold “The Cobra” Gjergjaj me 25 mars në “Grand Casino Basel” do të zhvilloj ndeshjen e radhës edhe atë për titull WBF Intercontinental Heavy, kurse kundërshtar i tij do jetë gjermani Dominik Vial një boksier me përvojë i cili posedon titujt – kampion evropian UBF dhe fitues i titullit GBA.
Ndërmjetësues i Federatës WBF si dhe Matchmaker i ndeshjes është menaxheri shqiptar, Avdyl Salihu. Cekim se ky event do të zhvillohet në Metro Club të Grand Casino Basel, ku posedon një palestër e cila mund të pranoj rreth 800 adhurues të boksit, kështu që do jetë një ambient i shkëlqyer për luftën e radhës të Arnold “The Cobra” Gjergjajt.
Pas një rikthimi të suksesshëm ndaj kroatit Tomisllav Sentiq (fitorja e KO në raundin e parë), Arnold “The Cobra” Gjergjaj tani ka mundësinë e radhës për të fituar një titull më të madh. Kundërshtari 30-vjeçar është një boksier serioz, i cili ka mundur të formësojë me sukses ndeshjet e tij të mëparshme për titull. Tri humbjet e tij të mëparshme (përfshirë kundër Gashit dhe Langberg) ishin kundër kundërshtarëve nga rajonet kryesore të renditjes botërore.
Kundërshtari Vial nga North Rhine-Westphalia vjen në Bazel me një rekord prej 12 ndeshjesh dhe 9 fitoresh (8 me KO) dhe për këtë arsye është një tjetër kundërshtar i ashpër dhe sulmues. Për Arnold Gjergjajn, i cili do të zhvillojë meçin e tij të 38-të profesionist (25 fitore KO) dueli me Vial është një mundësi e madhe për të rikthyer në skenën e mëparshme.
Kështu që me një fitore ai mund të kthehej në Top 50, ndërkohë me titullin WBF Intercontinental Heavy, mund ti jepet mundësi në të ardhmen të ndeshet sërish në skenën e madhe.
Duhet cekur se Federata WBF Federata Botërore e Boksit (WBF) është një federatë amerikane e boksit e lidhur me katër federatat kryesore botërore. WBF është një nga shoqatat më me ndikim botëror të boksit, sepse ata tashmë kanë punuar me shoqata më të mëdha si WBA, WBC, WBO dhe IBF.
Titujt më të njohur të shoqatës WBF ishin, ndër të tjera, Evander Holyfield, Roy Jones Junior, Francois Botha dhe Senad Gashi.