Thaçi: Viti i ardhshëm në plan ekonomik do të përkeqësohet edhe më shumë

min lexim

29 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në takimin me bashkëpartiakët dhe mediat para vitit të ri theksoi se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike ndërkombëtare e dalë nga ajo si këtë vit do të jetë karakteristikë kryesore dhe problem këtu dhe në vitin 2023. Sipas tij për shtetin shpëtimi është mbështetja nga BE-ja dhe SHBA-ja.

 

“Analizat e mia politike tregojnë se viti i kaluar do të mbahet mend për agresionin e Rusisë dhe luftën kundër Ukrainës, e cila destabilizoi të gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe normal edhe ne këtu. Gjëja e dytë që doli nga kjo është kriza e rëndë ekonomike. Unë nuk jam nga ata politikanë që çdo ditë ofrojnë shpresë pa mbulesë. Me keqardhje, më duhet të them se viti i ardhshëm, në aspektin ekonomik, do të jetë edhe më i keq. Shpresa jonë e vetme është që të jemi me partnerët tanë ndërkombëtarë BE-në dhe SHBA-në, të cilët po na ndihmojnë dhe shpresoj se do të vazhdojnë të na ndihmojnë ekonomikisht”, porositi Menduh Thaçi.

PDSH në vitin e ardhëm 2023 do ta shënojë 30-vjetorin e themelimit.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Trembet Bayerni i Munihut

Story i radhës

Türkiye dërgon trenin e shtatë humanitar në Afganistan

Të fundit nga