thaci nuk ka pasur dokument per ndarjen e maqedonise do ta padis ali ahmetin ne emer te arben xhaferit per keso deklaratash 6a8072a2aac6c

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, do ta padis Ali Ahmetin në emër të Arbën Xhaferit për këso deklaratash

August 15, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka përgënjeshtruar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

 

Thaçi tha se nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së.

“Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë, të cilët e nxorën këtë ide. Ajo s’ka qenë ide e Akademisë së Shkencave dhe as Arben Xhaferi nuk ka dokument, sepse nuk ekziston. Ali Ahmetit atëherë UDB-ja i ka thënë: kjo është rruga që mund ta shkatërrosh organizimin politik të shqiptarëve. Dhe ai flet palidhje, na paska ekzistuar dokument”, deklaroi Thaçi.

 

Këto komente vijnë pasi në shënimin e përvjetorit të 25-të të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas fjalës së ish-ministrit Vllado Buçkovski se ka pasur plan për ndarjen e Maqedonisë, konfirmoi se ai e ka pasur në dorë atë projekt të ndarjes.

 

“Po, unë e kam pasur projektin e ndarjes z.Buçkovski! Dhe e kam pasur prej autoriteteve të larta! Dhe unë nuk e kam pranuar! Sepse shqiptarët e Shkupit nuk do të ishin me mua bashkë. Unë do të isha Shqipëri, por Shkup, Kumanovë, Strugë, Kërçovë, Prilep, Veles, të gjithë do të ishin jashtë kufijve të Shqipërisë”, theksoi Ahmeti.

Kreu i PDSH-së, Thaçi, paralajmëroi se nëse Ahmeti vazhdon me këso deklaratash, do ta padisë në gjyq në emër të Arbën Xhaferit, sepse sipas Thaçit, një denoncim i tillë është i palejueshëm.

 

 

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta e zhyt iranin me thelle ne krize ekonomike 6a806f39df30a
Lajmi i mëparshëm

Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

thaci ska pasur dokument per ndarjen e maqedonise 6a8073ed7506a
Lajmi i radhës

Thaçi: S’ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë

Të fundit nga

Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie. “Ndërsa gjërat zhduken nga tryeza e ngrënies, fillimisht ikin frutat, pastaj produktet e qumështit
ShkoLartë