thaci ne eulex pritet te takoje anetaret e tjere te familjes 67dd884a17788

​Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

March 21, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët të cilët e kanë pritur me brohoritje.

Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiperia kalon me sukses raundin e peste te vleresimit te greco s per parandalimin e korrupsionit 67dd7ee72d5ed
Story i mëparshëm

Shqipëria kalon me sukses raundin e pestë të vlerësimit të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë