Portieri Andi Thaçi i bashkohet skuadrës me renome Flamurtarit të Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.
Thaçi së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës së Lipjanit, e cila ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës.
“Prej sot kam arritur marrëveshje me KF Flamurtarin për dy vitet e ardhshme.
Shpresoj që t’i ndihmoj klubit në synimet e veta dhe ta kthejmë aty ku e ka vendin”, njofton Thaçi.