Thaçi e ka sot ditëlindjen, Krasniqi: Dielli do të lind përsëri!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.

Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!

Thaçi sot mbush 56 vjet dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.

Ai dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidenti dhe që atëherë ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Story i mëparshëm

​RrGK e shqetësuar me dënimin e ‘ulët’ për të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Story i radhës

“Shqipëria, fermë ndërkombëtare uterusesh”, Tritan Shehu: Pr.ligji për Riprodhimin, tentative kriminale anti jetë!

Të fundit nga