Sot kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbën Xhaferit me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij.
Të bashkangjitur Ju dërgojmë foto, video dhe gjithashtu më poshtë gjeni fjalimin e kryetarit të PDSH-së në formë tekstuale.
“Arbën Xhaferi një kolos i madh i historisë shqiptare por edhe më gjërë, një kontribues i madh i ecjes përpara të çështjes shqiptare, pa diskutim edhe njeriu që vendosi themelet e politikës së re komëbtare dhe demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë. Kur z.Xhaferi erdhi në vitin 1993, ai i vendosi konturat e vërteta filozofike dhe politike të lëvizjes tonë kombëtare. Mendoj se gjeneratat do ta përkujtojnë si intelektual e si politikan i cili ka dhënë kontribute shumë të mëdhaja. Kontributi kryesorë në politikë është ecja përpara por edhe parandalimi i gjakderdhjeve mes popujve”.