Tha që ambasadorët e huaj bojkotuan festën e Pavarësisë së Kosovës, Bytyçi “godet” Kreshnik Spahiun: Po mbron Vuçiqin!

February 18, 2023
1 minut lexim

Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ambasada e SHBA-së dhe ato europiane kanë bojkotuar festën e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë ftesa që ambasadori Kosovës në Tiranë i ka bërë Sali Berishës. Spahiu thotë se në festë morën pjesë ambasada e Katarit, Kuëajtit, Turqisë dhe Egjyptit, por jo ajo amerikane dhe ato europiane.

Por, me këtë deklaratë të Spahiut nuk është pajtuar profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

Ai thotë se po gënjen Kreshnik Spahiu, madje Bytyçi dyshon se ai duke mbrotjru Edi Ramën po mbron edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Bytyçi në rrjetin social Facebook, thotë se gënjeshtra e Spahiut ka prapavijë të caktuar.

Ai tregon se aty ka takuar amabsadorë evropianë të vendeve mike të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Pse gënjen Kreshnik Spahiu?

Kreshnik Spahiu thotë se në festen e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës që organizoi ambasada në Tiranë morën pjesë ambasadorët e Katarit, Egjiptit e Turqisë, por jo edhe ata të vendeve perendimore, sepse, sipas tij, në atë festë ishte ftuar Sali Berisha!

Gënjeshtër me prapavijë të caktuar! Aty kam takuar edhe ambasadorë europianë të vendeve mike të Shqipërisë! Aty ishte presidenti Bajram Begaj, por nuk ishte shefja e diplomacisë, me burrin “investitor strategjik”! Nuk ishte as MacGonigal Rama! Dhe këta munguan për arsyen e thjeshtë, të cilën e dekonspiroi Edi Rama në intervistën në Opinion. Ai nuk është dakord me qëndrimet e Kosovës ndaj Serbisë! Vazhdon ta mbrojë Vuçiqin!

Më bën të dyshoj se edhe patrioti “Kuq e Zi”, duke mbrojtur Ramën, mbron presidentin e Serbisë!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Media greke, jehonë Big Brother Vip Albania shënjestrojnë produksionin: Nuk ndodh askund tjetër kjo gjë!

Story i radhës

Tërmeti i frikshëm ndau fshatin në dy pjesë, shumë banesa i përpiu dheu

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë