Teuta mbylli sfidën përballë Elbasanit në barazim 0-0. Teksa ajo ç’ka ra në sy ishte ndëshkimi me karton të kuq i trajnerit të durrsakëve, Edi Martinit në minutën e 50-të të sfidës.
Nervat ndaj arbitrit Kreshnik Cjapit nuk e mbajtën dot Martinin i cili e ndoqi pjesën e mbetur të sfidës nga tribuna.
Pikërisht për këtë arsye, Teuta duhet të bëjë pa trajnerin në krye në sfidën kundër Partizanit.
Kujtojmë që kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Arena e Demave”.
E vlefshme për javën e 12-të të Superiores, kjo sfidë nis në orën 18:00.
Burimi: botasot.info