Teuta me 10 lojtarë barazon ndaj “shijakasve”

December 17, 2023
1 minut lexim

Teuta me 10 lojtarë barazon ndaj “shijakasve”!

Patën mundësinë “e artë” për të fituar, por e shpërdoruan atë. Teuta e Edi Martinit, nuk shkoi më shumë se barazimi “i bardhë”, 0 me 0, ndaj “shijakave” të Erzenit, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, duke mos arritur dot të dalin sërish, nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria.

“Durrsakët” e Teutës “flirtuan” jo pak herë me golin, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 33’-të, të sfidës, ku “fantazisti” i mesfushës, Erando Karabeci gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e mbyllur fillimisht pjesën e parë të sfidës, me rezultatin 0 me 0 e më vonë gjithë sfidën, pavarësisht se djemtë e Edi Martinit mbetën me 10 lojtarë, pas daljes së Iljazit, me kartonin e kuq të sfidës, në minutën e 89’-të të sfidës.

Falë këtij rezultati, Teuta mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 16 pikë, duke mos patur mundësinë, të lëvizë nga pozicioni i rënies direkte nga kategoria, ndërsa “shijakasit” e Erzenit mbeten në vendin e 8-të të tabelës, me 18 pikë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nis vetingu në polici! Nga nesër, procesi i vetëpastrimit kalon në sitë zyrtarët e lartë

Story i radhës

​Nëntë të vdekur e tre të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë në Indi

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë